Lidhja Social Demokrate ka reaguar me anë të një kumtese si përgjigje ndaj deklaratës së sotme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se LSDM në bashkëpunim me BDI-në mundohen ta defaktorizojnë popullin maqedonas.

“U pa se gjithçka deklaronte Gruevski është gënjeshtër. Nuk ka federalizim, nuk ka kantonizim dhe as ridefinim. Ka vetëm defaktorizim të pushtetit kriminel të VMRO-DPMNE-së, e cila numëron orët deri në fundin e vet politik. Prandaj pushteti në ikje është i shqetësuar ndërsa qytetarët të qetë.” thuhet në deklaratën e LSDM-së.