VMRO-DPMNE për 11 vite në mënyrë të pakontrollueshme i ka fut në borxh qytetarët, ndërsa paratë nga kreditet e shtrenjta i ka shpezuar në luksuz, tendera krinimal, përmendore dhe barok të rejshëm dhe në këtë mënyrë u bë borxhi prej më shumë se 50% nga BPB (Bruto produkti i brendshëm).

Në vend të shkapërderdhjes së tillë të parave të qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, në mënyrë të përgjegjshme menaxhon me paratë e shtetit. Me akuza të zbrazta për gjoja shpezim të rezervave valutore, VMRO-DPMNE tregon paditurinë themelore të menaxhimit me financa, sepse këtu bëhet fjalë për pagesë të kredive dhe kësteve të egzistuese për borxhet e vjetra përmes llogarisë së vetmë të shtetit.

Për shkak të menaxhimit përgjegjshëm të borxheve, borxhi publik i shtetit është zvogëluar sot, për herë të parë pas vitit 2008.

Përmes punës transparente e llogaridhënse dhe përmes  mbështetjes domethënëse të ekonomisë vendase, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, punon vazhdimisht për sigurimin një standardi kualititiv jetësorë për qytetarët dhe përmirësimin e ekonomisë së shkatëruar. Paratë e qytetarëve më nuk shpenzohen për palma, shelg, përmendore dhe rrota panoramike, por për rroga minimale më të larta, për zgjidhjen e problemit me puntorët e tepërt, për masat për punësim dhe ndihmesën e ndërmarjeve vendore.