VMRO-DPMNE nuk mund të ikë nga përgjegjësia për katastrofën që la pas vetes në 11 vite qeverisje kriminale.

Qeverisja kriminale e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së la pas vetes një sistem jo-funksional për menaxhim me kriza, teknologji të vjetëruar dhe gjithashtu pajisje të vjetra tek shërbimet për mbrojtje në raste të tilla. Edhe avionët për shuarjen e zjarreve ishin jo-funksional deri në ardhjen e Qeverisë së re.

Mirpo, edhe në situata të tilla, të gjithë njerëzit e angazhuar në terren, zjarrfikësit, pjesëtarët e Armatës dhe vullnetarët, bashkë me institucionet dhe ministritë kompetente, japin gjithçka nga vetvetja që sa më shpejtë të jetë e mundur të lokalizohen dhe të shuhen plotësisht zjarret aktive, ku në disa prej tyre kemi dyshime se janë shkaktuar qëllimisht.

VMRO-DPMNE duhet t’i lejojë institucionet kompetente ta bëjnë punën e tyre dhe të ndalojë me përhapjen e panikës tek qytetarët.