Kryetari i partisë Të bashkuar për Maqedoninë dhe ish ministri i brendshëm Lube Boshkoski në një intervistë të fundit televizive ka rrëfyer atë që ka përjetuar gjatë mbajtjes së paraburgimit në burgun e Idrizovës, transmeton Zhurnal.mk

“Mënyra më monstruoze është që me dhunë të konsumoj tableta për qetësim edhe atë në prani të zyrtarëve të burgut, duhej para tyre që të konsumoj tableta prej të cilave më pas kishte varësi njeriu, më kanë dhënë sedativ të cilat tejkalonin dozat normale, në gjithë procesin vetëm se kam qenë fizikisht i pranishëm, nëse më shihni në xhirime aty ka qenë një tjetër Lube”, ka thënë Boshkoski.