Vetëm për 30 minuta kohë tetovari ka paguar 500 denarë, pasi ka humbur biletën që kishte hyrë në parkim. Sipas tij disa maqedonas para tij i ka liruar, edhe pasi ka tentuar t’ju tregojë edhe llogaritë fiskale që ka bërë në këtë kompleks.

“Kam bërë pazar mbi 500 euro, e humba biletën që hyra dhe nuk më pranuan që të paguaj vetëm për një orë parkim. I luta ta hapin kamerën të shohin kur kam hyrë dhe kur jam kthyer edhe këtë mundësi nuk më pranuan, para meje ishte dikush tjetër atë e liruan, mua smë liruan vetëm pse isha nga Tetova” shprehet tetovari i nervozuar pasi ka paguar parkim 500 denarë.

Ndryshe kjo është një rregull në City Mall, nëse e humb biletën hyrëse atëherë paguan 500 denarë./TetovaSot/