Kandidati për të parin e Zhelinës nga Aleanca për Shqiptarët ,Mahir Ziberi para pak çastesh ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës. Ai në një deklaratë për mediat ka porositur gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Së bashku me familjen time  votova për ndryshim, votova për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Shfrytëzoni të drejtën e votës dhe vendosni për të nesërmen.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetaret të shfrytëzojnë të drejtën e votës, që të dalin masovikisht të votojnë, të votojnë për më të mirin që do vlerësojnë ata. Pak rëndësi ka se kush fiton, kryesorja të fitoi votuesi e jo numëruesit, të fitojnë të gjithë qytetarët e komunës së Zhelinës, tha Ziberi