Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka treguar gjithmonë me kënaqësi prejardhjen e saj.

Sot (e premte) me rastin e festës së Pavarësis së Kosovës, ajo ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një video, përmes së cilës përshëndet fansat nga e gjithë bota, veçanërisht ata nga Kosova.

Në një moment, këngëtarja shqiptare bën me duar shqiponjën dykrenare, teksa në fund të videos dëgjohet duke thënë “Yes Shqipe”.

Kjo video ka marrë shumë komente dhe urime nga fansat e Bletës, të cilët u ndjen të ngazëllyer kur panë këtë urim të veçantë të saj. 

 

Bebe Rexha bën me duar shqiponjën dy krenare. Foto nga Facebook.