Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandel Majko, ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-së, 17 vite më pare.

“Sot, përvjetori i 17-të i fillimit të Luftës së Natos në Kosovë. Perëndimi i doli në krah shqiptarëve duke përcaktuar historinë e tyre të re. Amerikanët, britanikët dhe të tjerët u rreshtuan në krah të shqiptarëve të masakruar”, tha Majko.  Ai postimin e tij e ka shoqëruar me një foto të një fëmije.  Lexojeni postimin e plotë:  “Një ditë e vështirë për t’u kujtuar si çdo fillim Lufte. Ajo ka pamjen e shqiptarëve nga Kosova të dëbuar, të heshtur, kokulur dhe pashpresë të cilëve ju refuzohej ekzistenca.  Sot, përvjetori i 17-të i fillimit të Luftës së Natos në Kosovë. Perëndimi i doli në krah shqiptarëve duke përcaktuar historinë e tyre të re. Amerikanët, britanikët dhe të tjerët u rreshtuan në krah të shqiptarëve të masakruar.  Një ditë për të kthyer kokën dhe kuptuar kush ishin miqtë e ditëve të vështira. Ditë e shënuar me dhimbje kur koha filloi të ndryshonte kahje dhe të punonte për shqiptarët.  Mirëmëngjesi Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj… Sot, 17 vjet më parë ishte një ditë me bomba. Po flitej shqip… Ju përshëndes nga Tirana.”, ka shkruar Majko ne Facebook.

majko