Dita e Planetit Tokë nuk guxon të mbetet në hije të Kovid-19 dhe lufta me virusin dhe mbrojtja e planetit duhet të jenë të përbashkëta, konsideron zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli me rastin e Ditës së Planetit Tokë, i cili në kumtesë bën thirrje të ngritet vetëdija për domosdoshmërinë për aksion vendimtar për ruajtjen e planetit – edhe nga virusi, por edhe nga pasojat nga ndryshimet klimatike.

Strategjia për pandeminë, sipas tij duhet të ketë 3 komponentë: përforcimi i shëndetit publik me përforcim të shëndetit publik; rikuperimi i ekonomisë e cila duhet të jetë qarkulluese në thelbin e saj dhe prioretizim i sfidave ekologjike. “Transzicioni energjetik nuk guxon të jetë viktimë e çmimeve të ulëta të derivateve fosile. Rruga drejt shfrytëzimit të shtuar të burimeve ripërtëritëse dhe zbatimi masiv i efikasitetit energjetik nuk guxon të ndalojë. Evropa konfirmoi se marrëveshja e re e gjelbër duhet të mbetet qendër e rikuperimit të ekonomive të tyre, prandaj edhe tek ne duhet ekonomia pas krizës të ketë edhe komponent social dhe të rikuperohet pa dëme plotësuese ndaj mjedisit jetësor”, theksoi Makraduli. Shtoi se masat kundër koronavirusit na mësuan se njëherë në javë munden të gjithë të shkojnë në punë edhe pa automjete, një ditë tjetër të punojnë nga shtëpia… ndërkaq, të dhënat nga bota tregojnë se popullatat në vendet me emisione të shtuara të grimcave PM2.5 janë më të ndjeshme nga virusi.

Makraduli thekson se duhet të realizohet në periudhë më të shkurtë kohore Plani për ajër të pastër i cili parasheh institucionet publike dhe shtetërore të mos ndotin dhe të subvencionojnë amvisëri për mënyra ekologjike të ngrohjes.

“Dita e planetit nënë këtë vit koincidon edhe me super vitin e biodiversitetit, si indikator më i mirë për shëndetin e planetit. Vetëm nëse lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe humbjet në biodiversitetin i shndërrojmë në modele të qëndrueshme, mund të flasim për ruajtje të shëndetit të planetit Tokë”, thekson në kumtesë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli.