Mali i Zi sot zyrtarisht do të pranohet në anëtarësimin në NATO në ceremoninë që do të mbahet në Stejt Departamentin amerikan, njoftoi sot televizioni shtetëror malazez RTCG.

Nënsekretari amerikan i shtetit, Thomas Shannon, do të jetë mikripitës i ceremonisë, me të cilën mirëpritet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.Në këtë ceremoni, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, zyrtarisht do ta depozitoj të ashtuquajturin “instrument të pranimit”, duke e bërë Malin e Zi anëtarin e 29 të aleancës.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Pas kësaj ceremonie, flamuri i Malit të Zi do të valojë për të parën herë në selinë e NATO-s, më 7 qershor. Në këtë ceremoni është parashikuar që të marrë pjesë presidenti malazez Filip Vujanoviq.

Gjithashtu, flamuri malazes do të ngrihet edhe para Komandës Ushtarake në qytetin belg Mons dhe para Komandës së Bashkuar të Aleancës në qytetin amerikan Norfolk.

Markoviq gjatë vizitës në Uashington do të takohet dhe me nënpresidentin amerikan Majk Pens