Shkruan; Hamzi Ibraimi

Shkupi në të clin jetoj, dikur ishte vend shumë i bukur, Shkupi ishte zemra e çdo njërit prej nesh, në këtë qytet mësova shumë gjëra, mësova se si të mbijetoj, kujt ti besoj e kujt mos ti besoj. Shkupi më mësoi se cili njeri është i ndershëm e cili njeri është i pandershëm. Shkupi që çdo qytet tjetër dikur i’a kishte lakminë për të jetuar e sot për fat të keq ky qytet është duke u shkatëruar. Në këtë Shkup historik për fat të keq më nuk ka mbetur as histori e as Shkupi i dikurshëm, nuk ka mbetur më asgjë. Dikur çdo kush kishte mall të dalë në Çashinë e Vjetër të Shkupit sepse aty ishte jeta e çdo njërit prej nesh, jo vetëm për neve por për të gjithë ata që vinin, kishin lakmi për çarshinë tonë të bukur. Por për fat të keq sot Shkupi ka ndryshuar, çarshia e vjetët ka ndryshuar, nëse vjen në Shkup nuk mund të shphësh asgjë tjetër përveç përmendoreve dhe gjërave të vendosura duke treguar histori të rrejshme. Ndërsa çarshia që ishte vendi i esnafit sot është shkatëruar. Në këtë çarshi të bukur që zemra të qan duke e parë se si injorantët dhe uzurpatorët janë duke e shkatëruar dhe e kanë kthyer këtë vend, në vend të degjenerimit, të pisllëqeve, e të akoolit, e drogës etj. Dikur në këtë çarshi çiraku ka fituar edukim nga Ustai i tij, e sot për fat të keq nuk ka mbetur asgjë në këtë çarshi që ishte Zemra e Shkupit.

Më vjen të qaj e të bërtas përse ne Shqiptarët vet e shkatrrojmë kulturën, traditën dhe trashëgiminë tonë, përse nuk i ruajmë vendet e vjetra historike por ato me duart tona i shkatërrojmë, përse jemi kaq shpirt prishur që vlerat tona fetare, morale dhe kombëtare po i shkatërrojmë me duart tona. Përse jemi bërë ne Shqiptarët kaq injornatë që me duart tona po e shkatërrojmë historinë dhe bukurinë e Çarshisë së vjetër të Shkupit të cilën na lanë trashigimi për të na treguar se ne kemi qenë të parët në këtë vend. Dikur Esnafi kishte vlera të mëdha sot për fat të keq esnafit zëri nuk i ndëgjohet çarshia po shkatërrohet ndërsa askush nga esnafët nuk e ngrit zërin për ta mbrojtur çarshinë.

Para disa muajve isha në Sarajevë, vizitova çarshinë e Sarajevës. Por me atë që pashë mbeta pa fjalë ngase asgjë nuk kishte ndryshuar në këtë çarshi bisedova me disa esnaf të çarshisë ata më thanë: “Ne nuk lejojmë që kjo bukuri të shkatërrohet ngase kjo për neve është pasuria më e madhe që e kemi trashëguar nga të parët tanë, kjo për neve është nderi jonë, andaj ne çdo herë do ti dalim krah dhe në mbrojtje të nderit që na është lënë amanet nga të parët tanë.”

Për në fund, të nderuar Shkupjan,të nderuar Esnaf të Çarshisë së Vjetër të Shkupit ejani ti themi mjaft shkatrimit që i bëhet kësaj Çarshije ejani ta mbrojmë e të mos lejojmë shkatërrimin edhe më shum të kësaj pjese ngase po e humbasim vlerën e trashëgimin që na e lanë amanet të parët tanë ejani të bëhemi mbrojtja e çarshisë dhe t’ia kthejmi përsëri krenarinë e dikurshme Çarshisë dhe Esnafit!