13873189_905920256179910_3507562344078001244_n

Kaloi një vit nga tragjedia që mori 5 jetë njerëzish në fshatin Shipkovicë të Malësisë së Tetovës si pasojë e të rreshurave të shiut. 

Raportohet që sërish ka rreshje të dendura në Malësi, ndërsa gjendja në këto fshatra është kritike. Shipkovicasit janë të gjithë në këmbë, sonte ankthi i vitit të kaluar, ka mbajtur pa gjumë tërë fshatin të cilët nga druajtja se nga çasti në çast mund të ndodh sërish një tragjedi e re, kanë organizuar kujdestari.

Deri në këto momente në redaksinë e FOL është raportortuar se përroi i fshatit është rritur në nivel kritik dhe së shpejti do të ketë nevojë për ndihmë nga ana e autoriteteve lokale por jo vetëm. 

Siç mëson FOL, përroi i Shipkovicës që nga viti i kaluar ka ngelur i pa pastruar në tërësi. Ndërsa shtrati i saj, nuk është rregulluar. përpos premtimeve boshe asgjë s’ka ndryshuar.

@fol.mk