Manchester United ka bërë një ofertë madhështore për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Ronaldo me sa duket është i frustruar me presidentin Florentino Perez. Personi më i lartë në Bernabeu ka refuzuar të jap leje për t’i ofruar një kontratë të re ish sulmuesit të United.

“Djajtë e Kuq” shpresojnë të shfrytëzojnë këtë avantazh duke i ofruar ish lojtarit të tyre një shumë prej 26.2 milionë funta në vit për rikthim në Old Trafford.

Sezoni i Ronaldos ka nisur në formë të tmerrshme për shkak se lojtari ishte ndëshkuar me pesë ndeshje qëndrim jashtë fushës pasi kishte shtyrë gjyqtarin në ndeshjen për Super Kupë të Spanjës. Ai nuk gjente portën dhe forma e tij pësoi rënie ashtu siç u shuan shpresat për mbrojtjen e titullit të Real Madridit para Krishtlindjeve.

Por, sulmuesi portugez duket se është kthyer në formën e tij më të mirë pas gjysmës së sezonit, veçanërisht në Ligë të Kampionëve.  Ai ka shënuar 12 herë brenda vetëm tetë ndeshjeve evropiane dhe ka shënuar gjithsej 37 gola brenda në përgjithësi 35 ndeshjeve.

Në vitin 2009, ‘Los Blancos’ thyen rekord botëror duke paguar tarifën prej 85 milionë funta për të sjell Ronaldon në kryeqytetin spanjoll dhe ‘Diario Gol’ raporton tani që United dhe trajneri Jose Mourinho janë të përgatitur për të thyer bankën dhe për të sjell atë sërish në Manchester.

Ata pretendojnë që kompania e vetura Chevrolet, që është sponsor i Manchester United, është e vendosur për të realizuar marrëveshjen.  Sponsori i fanellave të klubit, Adidas është gjithashtu i përgatitur për të vendosur një sasi madhështore të hollash në tavolinë për të rikthyer lojtarin në Premierë Ligë.

Alexis Sanchez është aktualisht lojtari më i paguar në Old Trafford dhe një ofertë e ngjashme që i siguron atij 500 mijë funta në javë do t’i shtrohet edhe 33-vjeçarit./arbresh.info