Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në një emision në TV Telma ka thënë se Qeveria e re i ka larguar duart nga zgjedhja e kuadrit udhëheqës të Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM).

Ai tha se me ndryshimet e reja ligjore qëllimi është që të vendosen mekanizma me të cilat do të kufizohet mundësia e qeverisë, që të përzihet në udhëheqësinë e RTVM-së.

Mançevski gjithashtu tha se një pjesë e problemeve në RTVM do të zgjidhen me ndryshimet dhe zgjedhjet në Këshillin Programor, që sipas tij, është paraparë më shumë përfshirje e opinionit.

Ai më tej ka thënë se me ndryshimet ligjore do të mundësohet që të rritet indeksi i lirisë së mediave në vend.