Sot në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti priti në takim pune Suzan Falatko, Ushtrues Detyre zv. Drejtoreshë e Zyrës për çështje të Europës Qendrore dhe Jugore pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në rajon si dhe për përcaktimet strategjike të ardhmërisë së rajonit që janë BE dhe NATO.
Palët u dakorduan që interes strategjik i Republikës së Maqedonisë është integrimi në Bashkimin Europian dhe anëtarësimi në NATO.
Dy vlera themeltare, që do të siguronin zhvillim ekonomik, siguri dhe stabilitet.
Kryetari i BDI-së falënderoi Falatko për mbështetjen e pa rezervë që Departamenti i Shtetit ka dhënë për Republikën e Maqedonisë, dhe e siguroi atë që Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë edhe më tutje promotori kryesor i vlerave perëndimore, euro-atlantike, si dhe faktor stabiliteti dhe progresi
në vend.