Pas deklaratës së ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski, se 1600 të punësuarve sipas Marrëveshjes së Ohrit, do t’u gjenden vende të punës, disa administratorë kanë filluar të kryejnë kontrollin shëndetësor sistematik në një nga poliklinikat e Shkupit.

Disa nga administratorët që nuk pranuan të flasin para kamerës, jashtë objektivit na shpjeguan se kanë 4 ose më shumë vite që marrin rrogë duke qëndruar në shtëpi. Ata gjithashtu na treguan se tani po presin të risistemohen në sektorë të ndryshëm, por se nuk e dijnë saktë se ku.

Për risistemimin e tyre dje foli Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski. Sipas tij nuk dihet saktë se deri kur do të zgjasë ky proces dhe se shumë prej të risitemuarve mund të mbeten të pakënaqur.

Mançevski gjithashtu lajmëroi se risistemimi i këtyre personave nuk do të bëhet vetëm në administratë publike por në tërë sektorin publik, gjë që nënkupton se mund të fillojnë punë në shkolla, institucione shëndetësore ose ndërmarrje publike, punë që jo domosdoshmërisht duhet të pranohet nga personat në fjalë.

+ VIDEO/ Mançevski: Reformat në administratë nuk bëhen brenda natës

+ VIDEO/ Mançevski: Reformat në administratë nuk bëhen brenda natështtp://www.almakos.com/mancevski-reformat-ne-administrate-nuk-behen-brenda-nates-video

Gepostet von Almakos.com am Mittwoch, 21. März 2018