Profesoresha Mirjana Najçevska, eksperte e shkencave juridike, e njohur si luftëtare për demokraci dhe të drejtat e njeriut, në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka kritikuar ashpër dy partitë kryesore maqedonase si dhe partinë shqiptare në pushtet, BDI. Këtë të fundi ajo madje e ka kualifikuar si një bandë e thjeshtë rruge.