KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Jadon Sancho mund të konsiderohet një lojtar i ri i Manchester United. Transferimi i yllit të Borusias së Dortmundit, te skuadra angleze për shifrën joshëse prej 85 milionë eurosh, është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i verdhezinnjve Hans – Joachim Watzke i cili deklaroi në konferencë për shtyp.

“Kemi arritur një akord me United, mbeten vetëm disa formalitete dhe vizitat mjekësore. A jemi të kënaqur për paratë? Jo, jemi të trishtuar që po largohet pasi dëshironim të qëndronte”. Merkatoja e Manchester United gjithsesi nuk ndalet këtu, edhe pse futbollisti i kombëtares angleze është padyshim një përforcim i rëndësishëm.

Sipas mediave britanike, është shumë pranë edhe një tjetër goditje, Raphael Varane. Mbrojtësi francez ka një kontratë me Realin e Madridit që i skadon në 2022, dhe sipas mediave angleze të dy klubet kanë gjetur akordin për transferimin e tij në Premier League.