Me mbështetjen e Komunës së Çairit, me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Tereza dhe në prag të shenjtërimit të saj, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup “Hamami i Daut Pashёs” u organizua manifestimin letrar “Nëna e dashurisë së paqes”. Në manifestimin morën pjesë poetë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. 

Valbona Zunçe–Pajaziti, ideatore dhe organizatore e këtij projekti tha: se Gonxhja e jonë ishte një qenie njerëzore e imët nga trupi, por me një shpirt të madh dhe emër gjigant, në damarët e së cilës gjatë gjithë jetës kishte qarkulluar gjaku shqiptar.
Kryetari i këshillit komunal të Komunës së Çairit Zahir Bekteshi tha se në shënimin e kësaj datlindjeje i dedikohet një zonje të madhe, nga sfera e humanitetit, tolerancës, mirëkuptimit dhe dashurisë”.
Për nder të 106 vjetorit të lindjes dhe në pragë të shenjtërimit të Nënës Terezë me zërin e këngëtarëve, poeteve dhe penës së tyre i kënduan punës dhe virtytit të saj.

IMG_20160830_201735IMG_20160830_201715