Me ribalancimin e buxhetit të miratuar të komunës së Kumanovës, nga Këshilli Bashkiak, nga programi për realizimin e manifestimeve kulturore, për shkak të bllokadës afatgjatë të komunës, 5.18 milion denarë janë shkurtuar për realizimin e manifestimeve kulturore deri në fund të vitit,përcjell Fol.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të Departamentit të Kulturës dhe Sportit nga komuna e Kumanovës thonë se shkurtimi i fondeve nuk do të ndikojë në shënimin e ngjarjeve që janë planifikuar të mbahet deri në fund të këtij vitit./Fol.mk