Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 423 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga Covid-19.