Skandali i përgjimeve në Maqedoni ka përfshirë sot Britaninë e Madhe, si një ndër furnizueset e aparateve të përgjimeve për Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni.

Në një artikull të rrjetit të Katarit, Aljazeera, Britania e Madhe kritikohet për shitje të materiale për përgjim ndaj “shteteve shtypëse”.

”Maqedonia nuk do ta kishte bërë gjithë këtë proces nëse nuk do të kishte mjete të sofistikuara për ndjekje dhe përgjim, të cilat nuk i kishte brenda vendit. Një ndër vendet nga ku DSK u furnizua me mjete ishte edhe Britania e Madhe” thuhet në artikull, duke iu referuar mjeteve lëvizëse që ndryshe njihen si ”International Mobile Subscriber Identity (IMSI)”, të përdorur në vitet 2011-2015.

Lajmi për Britaninë e Madhe zgjerohet edhe në ”ndihmën” që ky shtet i ka bërë Egjiptit për nevoja të shërbimeve sekrete për të përgjuar. Gamma Group, kompania që shiti materialet për përgjim, ka marrë disa vërejtje nga OSCE.