Të shtëna kallashnikovi janë dëgjuar në Çair, më saktë në rrugën “ Xhon Kenedi” rreth orës 17:40 minuta. Sipas burimeve të Almakos, nga të shtënat mendohet se ka edhe viktima. Sipas qytetarëve në vendngjarje qëndron i shtrirë një djalë i moshës mes 20-30 vjeç.
Nga MPB për Almakos pohojnë se ka pasur prishje të rendit publik përmes të shtënave dhe se në vendngjarje është kërkuar ndihma e shpejtë, por se ende ekipet policore nuk kanë arritur në adresën e sipërpërmendur. Nga momenti pritet të ketë edhe informacione të tjera.