Në manifestimin “Pitiada 2017″ në Veles sot do të pritet peta gjigante me pastërme ose e njohur si pastërmali e përgatitur nga furrtarët e Velesit, përcjell Fol.

Sipas programit, prerja e petës së gjatë pothuajse katër metra, duhej të mbahej dje, por u anulua për shkak të shiut.

Pastërmalia përgatitet prej mishit të kripur të dhenve, viçit të quajtur pastërme, ndërsa sipër i hidhen vezë.

Në Veles ky specialitet bëhet prej vitit 1862 ose saktë për 155 vjet. Pastërmalia është një lloj brendi në kafenetë dhe restorantet e Velesit dhe brend i Velesit për të cilin qyteti është i njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë në Ballkan. /Fol/