Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se në të gjithë vendin janë shpërndarë fletushka me thirrje për mobilizim kundër shqiptarëve. Në imazhett e Agjensisë së lajmeve, “Ina Online”, shikohet kryeministri Shqiptar Edi Rama, kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni. Ndërsa në sfond kanë hartën e Shqipërisë së Madhe.
Kjo media shkruan se fletushkat paralajmërojnë ndryshimet që do të sjellë platforma shqiptare në Maqedoni.
Sipas “Ina Online”, materialet janë shpërndarë nga politikanët që kundërshtojnë platformën shqiptare e cila sipas tyre rrezikon sovranitetin e Maqedonisë.