Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar dje se dy vende të Ballkani janë para shpërbërjes ndërsa tre të tjera janë në krizë të thellë politike. Sipas tij, ky është konkluzioni nga vizita e përfaqësuese së lartë të Unionit, Federika Mogerinim në Ballkan, prej ku ajo është kthyer e frustruar. Ai ka thënë se nuk mundet që këtyre vendeve ballkanike t’u sigurojnë menjëherë anëtarësim në BE, por duhet të bindin Unionin që procesi i zgjerimin të BE-së duhet të merr dinamikë të re. Sinkron: Mirosllav Lajçak, Ministri i jashtëm i Sllovakisë

“Zonja Mogerini është kthyer shumë e frustruar nga turneu i saj ballkanik, por për këtë do të bisedojmë sot në mbledhjen e ministrave, është fakt që Bashkimi Evropian nuk është më partner serioz në procesin e zgjerimit. Ne jemi tërhequr nga Ballkani sipas të gjitha fakteve, ndërsa shohim se cilat janë pasojat nga kjo pozitë e jona. Aty kemi dy vende që janë para shpërbërjes, ndërsa tre vende që janë në krizë të thellë politike. Ndërsa kjo është për arsye se ne si BE nuk e përmbushim rolin tonë”. /SHENJA/