Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot solli ndryshime dhe plotësime të protokolleve për punën e kafeneve dhe të objekteve hotelierike për ushqim.

Me vendimin e ri hiqen kufizimet për t’u ulur dy persona në një tavolinë dhe kufizimi në një tavolinë të ulen katër persona vetëm nëse janë të së njëjtës familje.

Në seancë, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është konstatuar Komisioni për Sëmundje Infektuese ta shqyrtojë çështjen për të dhënë leje për transit me automjet privat në territorin e Maqedonisë së Veriut për shtetas të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, që nuk ishte përfshirë me masat për shtetasit e këtyre vendeve.