Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ​​dhe naftës nga mesnata do të shtrenjtohen nga një gjysmë denar, ndërsa ekstra vaji i lehtë për amvisëri për një denar, përcjell Fol.

Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66.50 denarë, Eurosuper BS-98 është 68 denarë për litër, nafta 55 denarë dhe vaji ekstra i lehtë do të shitet 44 denarë për litër.

Me vendimin gjithashtu do të rritet edhe çmimi i naftës së papërpunuar dhe do të jetë 28,6 denarë për kilogram. /Fol/