Paga mesatare neto e paguar mujore në shtator arrin 23.229 denarë dhe është më e madhe për 4,7 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, përcjell Fol.

Enti Shtetëror i Statitikës sot publikoi se rritja ka të bëjë para së gjithash me rritjen e pagës në sektorët Art, argëtim dhe rekreim, Industrinë e përpunimit dhe në Minierë dhe nxjerrjen e gurëve.

Në krahasim me gushtin e këtij viti, është vërejtur rritje e pagës në sektorët Art, argëtim dhe rekreim, Veprimtari të tjera të shërbimit dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkim.

Rritja prej 4,6 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka edhe në pagën mesatare bruto e cila në shtator të këtij viti arrin 34.127 denarë.

Në shtator të këtij viti, një për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë pagë. /Fol/