Në seancën qeveritare u miratua ndryshme dhe plotësime në Ligjin për transport në komunikacionin rrigor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Me vendimet e reja, shoferi është i obliguar të organizojë transportin duke siguruar distancën fizike së paku dy metra mes udhëtarëve dhe të ketë maksimum 50% të pasagjerëve nga numri i përgjithshëm i ulëseve pa u përfshirë ulësja e shoferit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nëse nuk respektohet vendimi pason gjoba prej 250 eurove në kundërvlerë të denarit personit fizik, përkatësisht shoferi që nuk e ka respektuar vendimin dhe 500 euro gjobë për personin juridik.