Llogaritja juaj se sa keni stazh, veçmas nëse është më e madhe se 10 vjet, shumë herë nuk është ajo që është e shkruar në të dhënat zyrtare. Ndërmarrjet nuk kanë regjistruar ashtu siç duhet, nuk i kanë paguar të gjitha kontributet… Arsye ka shumë, por pasoja është e njëjtë – ju mungon një pjesë e stazhit në evidentimin. Kontrolloni vetë se sa është e shkruar në librin zyrtar, njofton Portalb.mk.
Në bazë të kërkesës zyrtare, mund të kryhet kontroll i të dhënave për stazhin e sigurimit dhe rrogave.
Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Invalidor në Maqedoni ka shërbim, me të cilën nëpërmjet ueb-faqes zyrtare siguron qasje për siguruesit deri te të dhënat e tyre të regjistruara në të dhënat e evidentimit amë.
Të dhënat merren në formë të kontrollit të të dhënave të regjistruara të nënshkruara me certifikatë digjitale të personit zyrtar, gjë e cila deri më tani është marrë vetëm në sportelet e Fondit.
Kontrolli i marrë do të ketë karakter të dokumentit publik dhe siguruesit do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë përpara institucioneve tjera kompetente ku do të kenë nevojë që të konfirmohet stazhi i sigurimit.
Me këtë ngritët kualiteti i punës së Fondit, në pajtueshmëri me trendët e zhvilluara bashkëkohore për qasje elektronike deri te informatat.
Për kë është ky shërbim?
Ky shërbim është për të gjithë siguruesit të cilët kanë të dhëna të regjistruara për stazhin e sigurimit, pagave, kompensimeve të rrogës, gjegjësisht bazat e sigurimit.
Si mund të sigurohet shërbimi?
Që të bëheni shfrytëzues i këtij shërbimi është e nevojshme të hapet llogari, e cila mund të fitohet me dërgimin e kërkesës deri te filialet, ose degët e Fondit. Formularin e kërkesës mund ta merrni edhe nga ueb-faqja e Fondit www.pion.com.mk, gjegjësisht në lidhëzën E-shërbime.
Kërkesa e plotësuar dorëzohet personalisht në sportel, me dokument për identifikim personal vetëm për kontroll (letërnjoftim ose dokument udhëtimi). Në bazë të kërkesës së dorëzuar sigurohet llogari për qasje, me të cilën i siguruari mund t’i ndjek të dhënat e tij nëpërmjet internetit.