Të punësuarit në Maqedoni jo vetëm që i kanë pagat për pesë herë e gjysmë më të vogla se të punësuarit në Gjermani, por edhe një pjesë të madhe të artikujve ushqimor i paguajnë njësoj ose edhe më shtrenjtë se në Gjermani, shkruan gazeta KOHA.

Krahasimi i pagave tona mesatare prej 23.457 denarë apo afër 400 euro, dhe i atyre gjermane prej 2200 euro – në raport me çmimet e konsumit të përditshëm tregon se kemi fuqi shumë më të dobët blerëse se të gjitha shtetet perëndimore, si dhe mirëqenie më të ulët jetësore.

Përkundër dallimit të madh të standardit jetësor dhe pagës mesatare, çmimet në Gjermani në mesatare – duke përfshi edhe supermarketet siç janë Aldi apo edhe supermarketet e tjera, janë më të lira se tek ne.