A do të jetë kryetari i parlamentit shqiptarë?! Ja çfarë thonë Taravari dhe Mexhiti

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, ka treguar preferencat e partisë së tij se kush mund të jetë shqiptari që do të ushtrojë funksionin e krye-parlamentarit.

“Nuk ka rëndësi se i cilës parti është, mjafton të jetë shqiptar. Të mos jetë i përfshirë në përgjimet e kriminalizuara. Tani për tani ende nuk ka ndonjë emër konkret i cili do mund të jetë bartës i këtij funksioni”, ka thënë Taravari.

Gjithashtu, edhe Mexhiti i BDI-së ka bërë me dije më herët se është herët të flitet për ndonjë emër të krye-parlamentarit, por, nga ana tjetër ka shqiptarë të cilët mund ta kryejnë këtë funksion me dinjitet dhe përgjegjësi. Të gjitha këto i thanë në emisionin debativ “Click Plus” në TV21.