Sektori për krim të organizuar pranë Prokurisë Publike Shteterore të udhëhequr nga Marko Zvrlevski ka hapur procedurë parahetikore për finansim joligjor të procesit zgjedhor kunder disa organizatave joqeveritare dhe partisë politike BESA, raporton Tv Nova nga burime të larta të kyçura në hetime.

Siç transmeton Gazeta Lajm, bëhet fjalë për organizata qeveritare që financohen nga SHBA dhe vende tjera perëndimore dhe nga Fondacioni Shoqëria e Hapur. Lenda është hapur mes 20 dhe 30 dhjetorit, pak pas perfundimit të zgjedhjeve, respektivisht tri ditë pas deklarimit të VMRO-DPMNE-së përmes të cilit i shpalli “luftë” sektorit civil. Nova raporton se në këtë lende është duke asistuar edhe byroja për siguri publike, qe udhëhiqet nga Mitko Çavkov. Nga Lëvizja Besa tani për tani nuk ka asnjë reagim zyrtar.