Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka folur në Tv Telma për mundësinë e koalicionit me LSDM-në. I ftuar në emisionin Top Tema, Osmani ka deklaruar se për herë të parë në Maqedoni nuk ka dallim ndërmjet LSDM-së dhe OBRM-së kur bëhet fjalë për çështje etnike.

 

Në lidhje me koalicionin e mundshëmme LSDM-në, Osmani ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim do t’ia jep nënshkrimet Zoran Zaevit për të marrë mandatin e formimit të qeverisë, vetëm atëherë kur të arrijnë ujdi për qeveri me LSDM-në.

Ai ka pranuar se tani për tani, BDI-ja nuk është afër një vendimi për ndonjërën nga mundësitë e formimit të qeverisë së re, ndërkaq bëri të ditur se PSP-ja dhe Priebe ishin çështjet që penguan një koalicion me OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/