Mbi 70% e qytetarëve ankohen se shpenzimet e proceseve gjyqësore janë tepër të larta, të papranueshme. Ndërsa, për shkak të dyshimeve për korrupsion, ndikim politik dhe prolongim të proceseve gjyqësore, rreth 54% e qytetarëve nuk besojnë në gjyqësor, kurse 51% nuk kanë besim në prokurori. Këto jenë rezultatet e projektit “Drejtësia e Partneritetit: Kthimi i besimit të qytetarëve”, të realizuar nga asociacioni “Zenit” dhe asociacioni për politikë evropiane “Epi”.

“Rreth 29% e qytetarëve kanë deklaruar se shpenzimet e proceseve gjyqësore u kanë kushtuar deri në 500 euro. Ndërsa rreth 27% kanë deklaruar se shpenzimet u kanë kushtuar mes 500-1000 euro. Kur i pyetëm se cilat janë shkaqet kryesore për atë që nuk kanë besim në gjyqësor, arsyeja kryesore, rreth 41% kanë theksuar se janë dyshimet për korrupsion në gjyqësor, arsyeja e dytë është dyshimi për për ndikimin e politikës dhe arsyeja e tretë është zgjatja e procedurave gjyqësore”, tha Aleksandar Nikollov, drejtor ekzekutiv nga asociacioni “Zenit”.