Rreth 250 fëmijë në Maqedoni, prej të cilëve 70 janë të moshës nën tre vjeç, nuk e kanë të drejtën të jetojnë në mjedis familjar, tregojnë të dhënat e UNICEF-it, përcjell Fol.

Me qëllim që të gjenden mënyra për sigurim të kushteve për çdo fëmijë në vend që të rritet në mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm familjar sot në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Për çdo fëmijë, familje”.

Në konferencë do të flitet për aktivitetet parandaluese dhe mbështetjen e familjeve biologjike dhe zhvillimin e formave të reja të kujdesit dhe angazhimin e Qeverisë që deri në vitin 2020 t’i vihet fund akomodimit të fëmijëve pa prindër nën moshën tre vjeç në institucione të mëdha.

Konferenca është në organizim të MPPS së bashku me UNICEF-in dhe do të marrin pjesë rreth 300 persona që do të diskutojnë rreth mënyrave për përshpejtimin e reformave siç është zhvillimi i sistemit të familjeve përkujdesëse, për investime në përmirësimin e cilësisë së zgjedhjeve alternative për kujdes përmes standarizimit të tyre, investimit në detektimin e hershëm dhe intervenimin e hershëm dhe investimin tek vetë fëmijët përmes rritjes së investimeve në arsimin parashkollor dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve. /Fol/