Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se është logjike kërkesa e pronarëve të lokaleve që kafenetë të punojnë deri
në ora 23:00 dhe se kjo do të shqyrtohet në mbledhjet e ardhshme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Sipas tij, çfarë vendimi të merret nuk do të vlejë deri më 21 janar.
“Kufizimi i orarit të punës, që u shtua muajin e kaluar, thamë se do të vlejë deri më 21 janar, kur praktikisht
përfundojnë edhe festat fetare dhe me automatizëm lokalet kthehen në orarin e punës deri në ora 21:00. Ne do ta shqyrtojmë
kërkesën nëse do të vazhdohet edhe për dy orë”, theksoi Filipçe.
Ndryshe, dje hoteleria doli me kërkesë që nga ditë e hënë të punojnë deri në ora 23:00, ndërsa kjo kërkesë erdhi për shkak se Filpçe tha se gjendja është stabile dhe do të kthehet orari i punës deri në ora 21:00./Telegrafi/