Në çerekun e dytë të këtij viti janë evidentuar mbi 7500 vende të lira pune. Shkalla e përgjithshme e vendeve të lira për punë në tremujorin e dytë këtë vit arrinë 1.53 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Enti Shteëtror i Statistikave (ESHS) informoi se shkalla më e lartë e vendeve të lira është në sektorin e objekteve për vendosjen dhe shërbimin në sektorin e ushqimeve (4.5%), ndërsa shkalla më e ulët është në administratën publike dhe mbrojtje, ku arrin 0.04%.

Objektet afariste që kanë prej 10 deri 49 të punësuar janë me shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, me 2.14%.

Ndërsa sa i përket rajoneve, prin ai jugperëndimor me shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, me 3.05%.