Ministria e Shëndetësisë informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 47 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Prej tyre 9 janë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 8 nga Prilepi, 13 nga Tetova, 1 nga Ohri, 5 nga Gostivari, 1 nga Koçani dhe 1 nga Kriva Pallanka.

Me këto raste, numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur coronavirusin në vend shkon në 992.

Ndërsa nga ana tjetër 85 persona e kanë humbur jetën nga ky virus.

Numri i rasteve aktive është 441, ndërsa Ministria e Shëndetësisë deri tani ka regjistruar 1518 persona të infektuar.