Ka pajtueshmëri parimore nga të gjithë partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për pranim të dialogut “Zhan Mone”, deklaroi raportuesi i PE-së për Maqedoninë Ivo Vajgl pas bisedimeve dyditore me koordinatorët e grupeve të deputetëve në Dhomën Përfaqësuese të Maqedonisë.
“Është e qartë se mbizotëron frymë e bashkëpunimit dhe dëshirës që të punohet në interes të vendit. Ekziston vullnet tek të gjithë partitë politike që t’i vendosin interesat e vendit në vend të parë”, tha Vajgl në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Vajgl pohon se iniciativa “Zhan Mone” nuk është zëvendësim ose vazhdim i Marrëveshjes së Përzhinës, por qëllimi i saj është hapje e dialogut që do ta rriste empatinë dhe hapje të diskutimit pa presion të opinionit dhe të mediave, që do të kontribuojë drejt funksionimit funksional të Parlamentit.

“Ju bind se PE-ja jep mbështetje për zgjerimin. Është e rëndësishme që Maqedonia t’i realizojë projektet reformuese ambicioze që është me rëndësi thelbësore për hapje të negociatave me BE-në në një kohë të përshtatshme. Datë megjithatë nuk mund t’ju them”, porositi Vajgl.

I pyetur se si pret që deputetët të ulen në tryezë të përbashkët kur ende nuk janë ndriçuar ngjarjet e 27 prillit, Vajgl tha se shpreson se nga kjo përvojë e dhimbshme të gjithë partitë politike do të nxjerrim mësim dhe se në takimin në Paris vetëm do të debatohet për problemet, ndërsa vendi për zgjidhje të tyre është Kuvendi.