Aktualisht nuk kanë dalë shifrat e 24 orëve të fundit, por Zv kryeministri për Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook ka  shkruar se numri sot është edhe më shqetësues. Duke apeluar për kujdes të shtuar, Osmani përkujton se mundësia për të qenë pozitiv ose për të pasur kontakt me dikë që është pozitiv ditëve të fundit është shumë e madhe. Andaj apelon që të silleni sikur jeni pozitiv dhe sikur secili me të cilin kontaktoni është pozitiv.
Një ditë më parë dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipce përkujtoi se virusi mund të mposhtet vetëm me shumë disiplinë dhe respektim të pakushtëzuar ndaj masave. Dje numri I të infektuarve u rrit në shifrat shqetësuese të ditëve të para të pandemisë, 62 të prekur dhe dy viktima.
Kryeministri Oliver Spasovski përujton se rikthimi i masave kufizuese në disa komuna, varet kryekëput nga sjellja e qytetarëve. Sa më shumë të respektojmë masat aq më shumë do të kemi ulje të kufizimeve, ka thënë Spasovski.
Shqetesuese për autoritetet mbetet fakti që shumë qytetarë fshehin të dhënat dhe nuk tregojnë personat e kontaktit madje ka të tillë që deri në përkeqësimin e gjendjes, nuk kërkojnë ndihmën e mjekëve. Dje nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri bëri publik faktin se ai bashkë me bashkëshorten dhe vajzën kanë rezultuar pozitivë.  Për shkak të kontaktit me të janë vetëizoluar edhe Zv/kryeministrja për çështje ekonimike, Milla Carovska dhe gazetarja Dushica Mrgja e cila intervistoi Zekirin. Edhe kreu i komunës së Cairit Visar Ganiu është vetëizoluar pas kontaktit me një person pozitiv. Është shmë e rëndësishme të mos fshihet sëmundja për të mbrojtur të tjerët rreth nesh.