Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka shkruar në Facebook se numri i të infektuarve me coronavirus, sot është edhe më shqetësues.

Sipas tij, mundësia për të qenë pozitiv, ose për të pasur kontakt me dikë që është pozitiv është shumë e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bënë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë teorive konspirative dhe t’u përmbahen rekomandimeve.

“Mundësia për të qenë pozitiv ose për të pasur kontakt me dikë që është pozitiv ditëve të fundit është shumë e madhe. Andaj apeloj që të silleni sikur jeni pozitiv dhe sikur secili me të cilin kontaktoni është pozitiv. Nuk duhet shumë për t’u mbrojtur :
– mos besoni teorive konspirative të gjithologëve
– maska zvoglon për 79 % transmisionin
mos u bën shkaku për vdekjen e e më të afërmve tu
P.S. Sot numri është edhe më shqetësues!”, (sic) ka shkruar Osmani.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoni u regjistruan 62 raste të reja me Covid-19.