Maqedonia dhe Bullgaria do ta intensifikojë bashkëpunimin në energjetikë, u theksua në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me ministren e Energjetikës të Republikës së Bullgarisë Temenushka Petkova dhe me përfaqësues të Asociacionit bullgar për gaz në Sofje.

Në takim është shprehur gatishmëria për realizimin e projekteve të përbashkëta nga fondet e BE-së, ndërsa posaçërisht u theksua nevoja për ndërtim të konektuesit të ri mes të dy sistemeve gazpërçuese.

Bashkërisht është vlerësuar se energjetika është një prej sferave të rëndësishme për bashkëpunim për të cilën ka interes nga qeveritë e dy vendeve që ta zhvillojnë . Në javët e ardhshme Maqedonia dhe Bullgaria do të dakordojnë memorandum për zhvillim të energjetikës.

Kryeministri Zaev, paraprakisht, në brifing me gazetarët theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë me takimet e nivelit të lartë, me kryeministrin Bojko Borisov dhe me përfaqësues në nivel qeveritar dhe shtetëror në Sofje, hapin “kapitull të ri të artë” në bashkëpunimin e ndërsjellë.