Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të vizitojë Brukselin, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. I shoqëruar nga disa bashkë-partiak të tij, si ish ministri i jashtëm Nikolla Poposki, Vlladimir Gjorçev, Gruevski prtet të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Zgjerim Federika Mogerini, me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë.

Kjo vizitë realizohet pas takimit të djeshëm që Gruevski pati me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, ku është vërejtur se e ka zbutur retorikën në raport me BE-në.