Kompanitë e tekstilit nga Maqedonia dhe Bullgaria, sot në Shtip do t’i prezantojnë produktet e tyre, përcjell Fol.

Revyja e modës është në organizim të Klasterit të Maqedonisë për tekstil, ndërsa organizohet në bashkëpunim me fundjavën e modës në Shkup. Në ngjarje, përveç 11 brendeve të modës së fabrikave të Maqedonisë, do të promovohet edhe klipi i ri, i cili tregon anën e fuqishme të tekstilit.

Projekti financohet nga BE përmes INTEREG IPA programit për bashkëpunim ndërkombëtar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. /Fol/