Maqedonia nuk e di sa qen endacak ka, e as që disponon me numër të saktë të manarëve. Komunat, në kompetencë të së cilave janë qentë endacakë. do të mësojnë si t’i numërojnë dhe më pas do të formojnë strehimore ose do të arrijnë marrëveshje me shërbimet për kapjen e qenve.

Siç paralajmëroi u.d. drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) Zoran Atanasov në brifingun e sotëm me gazetarët, fillojnë aktivitete intensive për zgjidhjen e këtyre dy problemeve, regjistrim të qenve endacakë, por edhe identifikim të plotë të manarëve me mikroçipa. Me këtë pritet të vendoset rend, veçanërisht në mjediset rurale.

“Nga data 12 deri më 16 mars në bashkëpunim me Shoqatën mbretërore britanike për mbrojtje të kafshëve nga mizoria, do të zbatohet numërimi i qenve endacakë në Komunën Qendër. Ideja është, vetëqeverisjet lokale të mësojnë si t’i numërojnë qentë endacakë dhe pastaj, procesin e tillë ta zbatojnë në kornizat e tyre”, tha Atanasov.

Për kanakarët, ndërkaq, do të furnizohen 100.000 mikroçipa në vlerë prej 18 milionë denarësh, të siguruara nga AUV-ja. Vendosja e mikroçipave do të jetë falas për pronarët e qenve (dhe maceve), por do të duhet të zbatohet, gjegjësisht ata do të duhet t’i bartin vetëm shpenzimet për vaksinë kundër tërbimit dhe pasaportë, që kushtojnë rreth 800 denarë. Në të kundërtën vijojnë dënime, prej 100 deri në 150 euro për person fizik, gjegjësisht për pronarin i cili nuk e ka identifikuar manarin e vet me mikroçip.

“Tenderi për furnizimin e mikroçipave është shpallur, procedura po vijon. Praktikisht, shteti do të investojë, por edhe do të kërkojë Ligj që të respektohet”, përmendi drejtori, duke shtuar se vendosja e mikroçipave pritet të fillojë në maj ose qershor të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të AUV-së, rreth 4.000 kanakarë tani për tani kanë mikroçipa, por kjo nuk do të thotë edhe aq kanakarë ka sepse vjet një numër i madh i pronarëve nuk i kanë identifikuar me justifikimin se ju është dukur shtrenjtë. Në lidhje me qentë endacak, ndërkaq, vlerësimi i lirës është, siç tha Atanasov, se vetëm në Shkup ka rreth 6.000, por ky numër është konfirmuar në bazë të qenve të kapur dhe të shënuar, që sërish, nuk do të thotë se nuk ka më shumë.