Nëse Qeveria vendos që të sjell vendim për mbylljen e organizatave në Maqedoni, për të cilat Turqia dyshon se janë të lidhura me hoxhën Fetyllah Gulen dhe për të cilën Ankaraja zyrtarisht ka kërkuar mbylljen e tyre, vendimi i tillë nuk do të kishte asnjë qëndrueshmëri juridike ndërkombëtare, por do të ishte një çmenduri politike, vlerësoi profesori Lubomir Frckovski, transmeton TetovaSot.

Ai nuk pret që Qeveria të miratoje një vendim të tillë, pasi që në atë mënyrë vetëm do të demonstronte një sjellje vazale ndaj Turqisë.

Profesori Mersel Bilalli në një deklaratë për Telma theksoi se në këtë mënyrë qeveria maqedonase i lejon Turqisë përzierjen direkte në politikën e brendshme në shtet.

“Bashkëpunimi i këtillë midis dy vendeve duhet sikur një internacionale komuniste. Sipas të gjitha parimeve të drejtës ndërkombëtare kjo gjë është e panatyrshme. Jo se po ndalohet, por është e papërmbajtur. Kjo nënkupton heqje dorë prej suverenitetit personal të një shteti. Por, duhet të pajtohemi se bëhet fjalë për regjime të ngjashme që kanë nevojë të ndihmohen ndaj njëra-tjetrës”, theksoi Bilalli.

Shkollat ‘Jahja Kemal’ dhe gazeta ‘Zaman Maqedoni’ u gjendën në listën e personave juridik dhe organizatave në Maqedoni për të cilat Turqia dyshon se janë të lidhura me Fetyllah Gulenin dhe për të cilat nga qeveria maqedonase po kërkohet që të mbylljen.

Nga Jahja Kemal, mohuan çfarëdo lidhje me Turqinë, theksuan se po punojnë në pajtueshmëri me ligjet në Maqedoni dhe se janë të përgatitur për ditën e parë të shkollës me 1 shtator.

Kryeredaktori i gazetës ‘Zaman Maqedoni’, Amet Osmani në një deklaratë për TV 21 njashtu e hodhi poshtë çfarë do lidhje me Turqinë.

“Ne jemi institucion vendor. ‘Zaman Maqedoni’ është themeluar në vitin 1994 dhe themeluesit e saj janë nënshtetas të Maqedonisë, duke i përfshirë këtu edhe punëtorët në gazetë. Të gjithë jemi nënshtetas të Maqedonisë, kështu që nuk mund të jemi të lidhur me Turqinë në asnjë aspekt”, deklaroi Osmani.nuK