Në pjesën më të madhe të Maqedonisë mëngjesin e sotëm janë regjistruar temperatura nën zero. Më së ftohti ka qenë në Lazaropole ku temperatura minimale ka qenë -8 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Dojran ku janë regjistruar temperatura deri 3 gradë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri në orën 08:30, përpos në Lazarpole ftohtë ka qenë edhe në Mavrovë dhe Krushevë ku janë matur -6 gradë,  më pas në Berovë -5, në Kriva Pallankë -4, në Pozharane dhe Manastir -3, Ohër, Prilep, Shtip dhe Petrovec -2. Zero gradë janë regjistruar në Kumanovë ndërsa 1 gradë mbi zeron ka qenë në Shkup.

Një centimetër borë ka ende në Mavrovë.

Në ditët në vazhdim temperaturat e mëngjesit ndal ngadalë do të ngjiten, ndërsa të martën në mëngjes priten temperaturat e mëngjesit në tërë vendet. /SHENJA/