Mitropoliti i rajonit prespë-pellagoni Petari në protestën e mbrëmshme kundër emrit, tha së vetëm Zoti mund ta shpëtoj Maqedoninë, dhe lexoi qëndrimin e Sinodit të Shenjtë, i cili u pranaua njëzeri.

“Sinodi i KOM-së i riafirmoi qëndrimet e tija të pandryshueshme dhe apeloi deri te faktorët shtetëror që ta ruajnë Kushtetutën e RM-së, të mos ndryshohet Kushtetuta e RM-së, që të mos ndryshohet pozita kushtetuese e gjuhës maqedonase, që të mos largohemi nga identitei kombëtar maqedonas, dhe të rruhet karakteri unitar i Republikës së Maqedonisë”, tha peshkopi Petar.

Ai shtoi se emri i Maqedonisë është vënë nga Zoti.

“Emri jonë maqedonas, të tjerët dhe ne nuk e kemi vënë, Zoti e vuri atë edhe në botën e re edhe ne të vjetrën, më shumë se 30 herë është përmendur nga Shën Apostol Pali, por i përmend edhe Helenët ose Grekët. Dhe në atë kohë janë njohur njerëzit nëse janë Maqedonas, apo Grek, dhe në këtë frymë dëshiroj të them dhe se nuk është e rëndësishme se nga cila origjinë jemi, por si ndjehemi”, tha peshkopi. /Telegrafi/